​KESH dhe OSHEE nisin
procedurat e importit për muajin teto

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi procedurën për importin e energjisë në muajin tetor. Në dokumentet e kësaj procedure rezulton se kërkohet një sasi edhe më e lartë se në muajin paraardhës.

Në të njëjtën ditë, duket se edhe OSHEE ka shpallur procedurën e importit, por duke kërkuar përveç plotësimit të sasisë që duhet për tetorin edhe sigurimin e ofertave për nëntorin e dhjetorin.

KESH është duke përdorur për importet transhin e dytë të kredisë me Bankën Botërore e cila përmes programit të Rimëkëmbjes ka një fond prej 22.4 milionë euro vetëm për rastet e emergjencës.

Në total sasia që do të importohet nga ana e KESH është 134 milionë kilovatorë, kurse pjesa tjetër që duhet për të plotësuar furnizimin në vend do të bëhet nga ana e OSHEE-së.

KESH në shtator kërkoi të importonte  129 milionë kilovatorë energji ndërkohe që në mbyllje të procedurës u importuan vetëm 115 milionë, me një çmim mestar prej 62.33 euro/MË dhe shuma totale e shpenzuar ishte 7.18 milionë euro.

Situata e thatësirës së këtij viti vuri në vështirësi kompanitë e sektorit energjetik ku peshën kryesore e mbajti OSHEE duke importuar me fondet e veta ndërkohe që KESH kishte në punë HEC-et në kaskadën e Drinit duke përpunuar vetëm prurjet minimale.

Importet nga qershori deri më tani u kanë kushtuar në total 90 milionë euro ndërkohë që kjo shifër pritet të rritet pas përfundimit të procedurave të tetorit nga KESH dhe OSHEE.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit