​KFOR dhe OSBE dënojnë fuqishëm
përdhosjen e manastirit të Deçanit

PRISHTINE- Komandanti i KFOR-it, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë dënojnë fuqishëm vandalizmin që ka ndodhur mbrëmë në Manastirin e Deçanit.

Në njoftimin e përbashkët që kanë dërguar për media, një përdhosje e tillë sipas tyre, është në kundërshtim me vlerat tona të përbashkëta.

“Lokacionet religjioze dhe e trashëgimisë kulturore janë të vlefshme për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe të gjithë duhet t’i respektojnë ato dhe të ndihmojnë në ruajtjen e tyre”, thuhet në reagim.

Në këtë reagim thuhet se Policia e Kosovës do të jetë në krye për të hetuar incidentin e mbrëmshëm dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare do t’i mbështesin dhe ndihmojnë hetimet sipas mandateve të tyre përkatëse.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë

GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë