​Kinë, Një valë e dytë e rrëshqitjeve
të tokës i merr jetën 93 personave

KINE- Tri ditë më parë një fshat në Kinë u godit nga një masiv shkëmbor për shkak të rrëshkitjes së tëkës, nga kjo rrëshqitje humbën jetën më shumë se 100 persona.

Vetëm tre ditë më pas një valë e dytë e rrëshqitjeve të tokës, ka goditur të martën një fshat kinez në jugperëndim të provincës Sichuan, njoftojnë mediat shtetërore.

“Deri tani nuk është raportuar ndonjë dëmtim tjetër që pas evakuimit të zonës të hënën si pasojë e rrëshqitjes së dheut”, raporton agjensia kineze e lajmeve, Hsinhua.

“Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 10 trupa por u detyruan të pezullonin kërkimet e tyre për shkak të paralajmërimeve për një rrëshkitje tjetër të tokës”, shprehen autoritetet lokale.

Ndërkohë që pritet të bëhen kërkime edhe për 93 persona të tjerë të shpallur të humbur.

Kina është duke përjetuar mot të vështirë me shira të rrëmbyer që ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje masive të tokës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen disa familje, akomodohen te Kavalishenca! 40 ha tokë bujqësore nën ujë

Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen disa familje, akomodohen te Kavalishenca! 40 ha tokë bujqësore nën ujë