​Kodheli dorëzon detyrën,rekrutët
e rinj e surprizojnë me dhuratë

​Kodheli dorëzon detyrën,rekrutët<br />e rinj e surprizojnë me dhuratë
Ministrat që nuk u përfshinë në kabinetin e ri të Qeverisë Rama 2, kanë filluar të dorëzojnë detyrat e tyre.
 
Mimi Kodheli ishte në takimin e saj të fundit si Ministre e Mbrojtjes me rekrutët e rijn, që janë dërguar në Shkollën e Trupës në Bunavi.
 
Kodheli bëri edhe dorëzimin e detyrës së saj, e duke qenë edhe takimi i fundit i saj si ministre rekrutët e rinj e kanë surprizuar atë me një buqetë me lule Orkide.
 
Emocionin e përjetuar Kodheli e ka ndarë me njekësit e saj në facebook, duke publikuar edhe foto nga takimi.
 
“E lumtur që daljen e fundit publike si ministre e Mbrojtjes e pata me rekrutët e rinj që sot përcollëm në Shkollën e Trupës në Bunavi.
E lumtur dhe krenare sepse rekrutët atje do të gjejnë kushte absolutisht më të mira se 4 vite më parë dhe do të bëjnë karrierë në një strukturë shumë herë më të mirë se 4 vjet më parë”
, ka shkruar Kodheli në facebook.
 
mimi fb
    (Postimi i Mimi Kodhelit në facebook)

kodheli

 (Kodheli gjatë takimit me rekrutët e rinj)
kodheli
  (Kodheli gjatë takimit me rekrutët e rinj)
kodheli
  (Kodheli gjatë takimit me rekrutët e rinj)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri