Kandidatja për deputetë të PS në qarkun e Kukësit, deputetja e konfirmuar Mimi Kodheli, ka falenderuar kuksianët, tropojanët dhe hasjanët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë ekipit garues të PS në një muaj fushatë, të precipituar në një votë vërtetë të cilësuar dhe masive për socialistët.
Kodheli e cila aktualisht është edhe Ministrja e Mbrojtjes nëpërmjet një statusi në Facebook ka shprehur mirënjohjen për votuesit, dhe e ka shoqëruar falenderimin me një foto ku është duke festuar me ta.
“Jam e nderuar që do të përfaqësoj kuksianët, hasjanët dhe tropojanët. Procesi ka qënë i qetë dhe për këtë falenderoj të gjithë qytetarët.
Kemi pasur një rezultat historik në Tropojë. Të gjitha qëndrat e votimit rritje për PS.
Në bashkinë Kukës, PS kryeson me 1800 vota mbi PD-në, një tjetër arritje historike.
Partia Socialiste e qarkut Kukës ka arritjen më të madhe në këtë fushatë elektorale. Nga 11.100 vota që ishte diferenca mes PD dhe PS, sot jemi vetëm 1.100 vota.
Megjithë investimet e rilindjes urbane që kanë prekur të tre kryqendrat e këtij qarku, sërish ka nevojë për më shumë investime. Prioritet do të jetë punësimi i të rinjve, ndërtimi i një infrastrukturë për të gjithë zonat rurale si dhe përmirësimi i shërbimeve.
Kukësi, Hasi dhe Tropoja votojnë Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për të drejtuar vendin, për shtet, punë dhe mirëqenie”, është shprehur Mimi Kodheli.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
