​Koenders: Vettingu kyç për
integrimin,mbështetje qeverisë

​Koenders: Vettingu kyç për<br />integrimin,mbështetje qeverisë
"Të zbatohet Vettingu, dialog dhe zgjedhje të lira e të ndershme". Këto janë pritshmëritë e Holandës në drejtim të Shqipërisë.

Mesazhi u dha në Tiranë nga ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Bert Koenders, në një konferencë të përbashkët për shtyp që pati me homologun shqiptar, Ditmir Bushati. Konders theksoi se, Holanda i jep mbështetje të madhe qeverisë shqiptare lidhur me realizimin e plotë të Reformës në Drejtësi.

Vitin që shkoi parlamenti shqiptar miratoi ndryshimet unanime për shtetin e së drejtës dhe ka ardhur koha që këto ndryshime të zbatohen.
Mendoj që është e rëndësishme që të ketë dialog politik, të ketë zgjedhje të lira e të ndershme të bëni progres në procesin e Vettingut dhe Holanda është një mbështetëse e madhe e qeverisë, në këtë fushë. Ne holandezët njihemi si striktë dhe e mbështesim reformën në drejtësi.

Me ndryshimet që po na ndodhin në BE, kutoj këtu që një anëtar i madh si Britania po na ikën, më lejoni të them që mezi pres të shoh progresi në Shqipëri, reformën në drejtësi, zgjedhje të lira e të ndershme
”, tha Koenders.

Azilkërkues
Holanda i pret shqiptarët si turistë dhe si krah pune, por jo si azilkërkues. Kështu u shpreh Bert Koenders, ministri i Jashtëm i Holandës lidhur me largimin e shqiptarëve në drejtim të vendeve të BE. Sipas Koenders, shqiptarët presin të realizohen reformat në vendin e tyre, ndërsa tha prerazi se Holanda nuk pranon azilantë.
Rrisni nivelin e ambicieve dhe përshpejtoni reformat se të gjithë po presin të zbatohen dhe shqiptarët duan të shikojnë realizimin e tyre. “Shqiptarët janë të mirëpritur tek ne për turizëm për të punuar por vendi juaj nuk është në kushtet për të qenë azilkërkues. Ne nuk pranojmë azilkërkues dhe nuk ka shanse t'iu pranojmë si të tillë, por si turistë. Nuk duhet të vini se nuk ka status të pranueshëm për azilkërkuesit”.

Bert Koenders

Bushati: Holanda mbështetje për zbatimin e reformave
 
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati pas takimit me homologun e tij holandez Koenders deklaroi se ka marrë mbështetjen e Holandës për zbatimin e reformave në vend.
 
"Shqipëria ka njohur rritje të investitorëve holandez. Kemi pasur rritje me 30% të investimeve holandeze.  Gjatë bisedës që patëm me mikun dhe homologun ku e sigurova për angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e reformave për zbatimin e reformave në ekonomi dhe për të favorizuar investitorët e huaj.  Kemi ambient të pashfrytëzuar për sa i përket investimeve. Rikonfirmova gatishmërinë tonë të zbatimit të reformës në drejtësi që do ndikojë dhe në hapjen e negociatave. Holanda mbështetje të pakursyer për zbatimin e reformave. Negociatat do jenë pas zbatimit të Vettingut. Pata mundësi ti shpreh gjithë mirënjohjen popullit holandez për mbështetjen e dhenë reformave, sidomos reformës në drejtësi. ", tha Bushati.
 
Më tej Bushati njoftoi se nga data 10 maj për herë të parë do të ketë linjë ajrore Tiranë-Amsterdam dhe anasjelltas. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)