​Kolumbi, kartëmonedhë për Gabriel
Garcia Marquez, Gabo mes fluturave

​Kolumbi, kartëmonedhë për Gabriel<br />Garcia Marquez, Gabo mes fluturave
Një kartëmonedhë e re e 50 mijë pesove, e vlefshme me 18 euro, me fotografinë e Gabriel Garcia Marquez është hedhur në qarkullim në Kolumbi.
 
Me emetimin e kësaj kartëmonedhe të re Banka Qendrore e Kolumbisë ka zgjedhur të nderojë nobelistin i cili ndërroi jetë më 17 prill 2014.
 
Në pjesën e përparme të kartëmonedhës qëndron portreti i Marquez, i rrethuar nga flutura të verdha që në romanin e famshëm "100 vjet vetmi" paraprinë ardhjen e personazhit Mauricio Babilonia.
 
Në anën tjetër të kartëmonedhës është zgjedhur një fotografi nga Arhuachos, banorë autoktonë të Magdalena, një vend pak kilometra larg Arakataka, fshatit të lindjes së shkrimtarit.

marques

marquez

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës