Konventa zgjedhore e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Elbasan është fituar nga kandidati Ervin Salianji. Nga 325 të rinj demokratë të Qarkut të Elbasanit të cilët morën pjesë në kuvendin e FRPD, në përfundim të numërimit të votave, Ervin Salianji mori 159 vota. Pas tij, i dyti doli Belind Këlliçi me 107 vota, ndërsa e treta, Oriela Nebijaj me 59 vota.
Pavarësisht kësaj fitoreje të Salianjit, në rang kombëtar kryeson Belind Këlliçi me 199 vota kur kanë mbetur edhe 4 konventa zgjedhore deri në përfundim të procesit për kryetarin e ardhshëm të FRPD.
Nesër zgjedhjet për FRPD zhvendosen në Durrës, për tu pasuar një ditë më pas në Mirditë dhe në përfundim në Fier dhe Tiranë, përkatësisht në datën 3 dhe 6 dhjetor.
Konventa e Elbasanit
Ervin Salianji 159 vota
Belind Këlliçi 107 vota
Oriela Nebijaj 59 vota
/Shqiptarja.com