Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, vazhdon të këmbëngulë se integrimi i Shqipërisë në BE do të varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit grek. Në vëmendje të kryediplomatit grek janë sërish banesat në Himarë, të cilat sipas tij, iu përkasin minoritarëve grekë.
 
Pavarësisht se kryeministri Rama sqaroi arsyen e shembjes së disa prej shtëpive të ndërtuara pa leje dhe të tjerat që preken nga zbatimi i projektit “Rilindja Urbane”.  
 
Në një raport të bërë sot për llogari të Bakojanisit që e ka thirrur në interpelancë, Kotzias tha se “Shqipëria vazhdon të shkelë të drejtën e minoritetit grek në Himarë”.
 
“Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim me gjithë paralajmërimet tona. Shembja arbitrare e banesave të minoritetit grek në Himarë vazhdon”, tha Kotzias.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com