​Krasniqi: Shumë zhurmë dhe pak
përgjegjësi për debatin e tribunalit

​Krasniqi: Shumë zhurmë dhe pak<br />përgjegjësi për debatin e tribunalit
PRISHTINE - Deklaratat e fundit për Tribunalin dhe mandatin e EULEX-it, të cilat janë thënë nga shumë liderë politik dhe udhëheqës të shtetit, Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, po thotë se janë bërë me pak përgjegjësi. Madje për të këto fjalë të thëna janë ‘shumë zhurmë e pak transparencë’.
 
Krasniqi që njëherit është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, se nuk mund të thotë se si do të deklarohet Kuvendi në ditën kur do të ratifikojë këto marrëveshje.
 
“Nuk mund të them sesi do të deklarohet Kuvendi në ditën kur do ta Ratififikoj Marrëveshjen për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, vazhdimin e mandatit të anëtarëve ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese, të cilëve me Kushtetutë ju mbaron mandati në muajin korrik 2014 dhe krijimit të Gjykatës Speciale e cila duhet të merret me pretendimet e ngritura nga senatorit, Dick Marti”, ka shkruar Krasniqi.
 
“Ndërsa për atë që dihet deri me tani është se Qeveria e Kosovës “pas bisedimeve të mundimshme që ka zhvilluar në Bruksel”, është pajtuar për çështjet e përmendura dhe pastaj me rezultatin e tyre është pajtuar edhe Presidentj a, Atifete Jahjaga. Kuvendit i mbetet formalizmi i asaj që janë marr vesh në Bruksel dhe në masë të madhe janë pajtuar edhe në Prishtinë”, ka shkruar më tutje Krasniqi.
 
E për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve, Krasniqi ka thënë se të gjithë liderët e partive politike janë pajtuar, gjatë takimeve që kishin pasur me ambasadorën e SHBA-vë, në Rezidencën e Ambasadorit Gjerman dhe në Zyrën Evropiane në Prishtinë.
 
Marrë nga KosovaPress
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike