​Kritikët e Vangjush Dakos, Rama
u përgjigjet me 2 batuta në një ditë

​Kritikët e Vangjush Dakos, Rama<br />u përgjigjet me 2 batuta në një ditë
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”. Kështu iu përgjigjet kryeministri Edi Rama cdo kritike që i bëhet kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Deklarata u bë sot pas prezantimit që iu bë eskavatorëve të rinj në Portin e Durrësit, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako si dhe ministra të tjerë të kabinetit e përfaqësues të tjerë vendorë.

Deklarata bëhet jo pa qëllim duke pasur parasysh se pak ditë më parë ministri i Mjedisit, Lefter Koka bëri akuza në adresë të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Dako.

Por kjo nuk ishte batuta e vetme. Rama edhe sot në rrjetin social Facebook iu kundërpërgjigj një qytetari që i shkruante se ‘mos kryeministri kishte frikë se i rrëzohej Vangjush Dako”.

“Mos i'a qaj hallin Vangjushit se bie gjithnje ne kembe ai😀 Sa per boten qe ka ecur para e di edhe une, po qe te behemi si bota duhet te vleresojme punen dhe duhet ta kuptojme te gjithe qe gur mbi gur behet muri! Respekte”, i tha Rama qytetarit në Facebook.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë