​Krujë, 47 milionë investime për
ujitjen dhe banesat e romëve 

Në Bashkinë Krujë nis një ndër investimet më të rëndësishme për rivitalizimin e bujqësisë, si një degët kryesore ku ekonomia e zonës mbështetet. Me një investimin prej rreth 26 milionë lek, financuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në Njësinë Administrative Thumanë, skema ujitëse në Rezervuarin e Thumanës do të vihet në funksion dhe shërbim të fermerëve. Ky investim përfshin rikonstruksionin, mirëmbajtjen dhe vënien në punë me kapacitet të plotë të rezervuarit në Thumanë duke nisur me kanalin furnizues ashtu dhe me sistemin e shpërndarjes në fshatrat e kësaj Njësie Administrative.

Gjendja aktuale e tij është kthyer në arsyen që solli dhe "braktisjen" e bujqësisë nga banorë vendas pasi për shkak të amortizimit të rrjetit ekzistues prej 10 vitesh nuk bëhej vaditja e të mbjellave gjatë sezonit të verës dhe mbulimi nga inertet sillte dhe përmbytjen e tokave gjatë sezonit të shirave. Për Kryetarin e Bashkisë Krujë, Artur Bushi “ky investim tregon qartazi vullnetin për ta kthyer bujqësinë në sektorin kyç të zhvillimit ekonomik të Bashkisë Krujë, nisur dhe nga sipërfaqja e madhe e zonës bujqësisë që pjesa fushore e Krujës ka”.

punetore
Rikonstuksioni 
Ndërhyrja në banesat e Komunitetit Rom është investimi i radhës në Bashkinë Krujë. Me anë të fondi prej 21.746.740 lekë nga Ministria e Zhvillimit Urban, në Njësinë Administrative Fushë Krujë, ku është edhe i përqendruar numri më i madh komunitetit Rom, nisi projekti për Përmirësimin e kushteve të banimit. Ky investim përfshin rikonstruksionin e 35 banesave të komunitetit, të cilat do të restaurohen në mënyrë të plotë, duke ndërhyrë në ndërtesat të cilat paraqesin rrezikshmëri për banorët apo dhe ato banesa që nuk plotësojnë asnjë kusht për të qenë të jetueshme. 

Për Kryetarin e Bashkisë Krujë, Artur Bushi “kjo tregon se vëmendja e institucionit tonë është ndaj cilido banori, pavarësisht komunitetit e dëshmi është ky investim i cili prek një komunitet shumë të rëndësishëm duke i dhënë banesave tjetër pamje me të tjera kushte”. Gjithsesi për Bushin, vëmendja ndaj komunitetit rom nuk mbaron këtu, pasi “bashkë me Organizata Joqeveritare po përgatitim një strategji të mirëfilltë që synojnë rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve publike, ndërgjegjësimin e tyre dhe nxitjen e bashkëpunimit me aktorë të tjerë institucional”.

Banorët e komunitetit shprehen se ky investim bëhet për herë të parë dhe ishte kthyer në një domosdoshmëri e madhe, nisur nga situata tejet e rënduar e kushteve të banesave që kanë.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti