Kryebashkiaku Erion Veliaj është përzgjedhur nga Samiti i Qyteteve që u mbajt dje në Tel Aviv për të prezantuar disa nga projektet e Tiranës.
 
Parkimi me sms, aplikacioni “Tirana ime” dhe transformimet në favor të fëmijëve si këndet e lodrave, çerdhet, kopshtet e shkollat, si dhe projektet urbane si Pazari i Ri apo politikat e strehimit me kredi të buta ishin projektet që u prezantuan.
 
Gjatë vizitës së tij në Izrael, Veliaj u prit nga Kryetari i Bashkisë së Tel Avivit  Ron Huldai, dhe kryetari i Bashkisë së Jeruzalemit Nir Barkat.
 
Tirana pritet të këtë bashkëpunim në disa fusha si turizmi, inovacioni, arsimi etj.
 
[gallery]23773[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com