​Kryetari i LDK Mustafa: Koalicion
me PDK-në në asnjë rrethanë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, edhe njëherë ka qartësuar pozicionin e LDK-së, karshi situatës së krijuar politike.

Mustafa ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do bëjnë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore.

Postimi i plotë i Mustafës:
“Të nderuar miq,
PDK, VV, AAK, Nisma si inicuese, Lista Serbe, të gjithë së bashku të bashkrenditur organizuan dhe i shpallën mosbesim Qeverisë së drejtuar nga LDK. Emruesi i përbashkët i koalicionit te tyre anti LDK shpjegohet me faktin se nuk shihnin interes që Kosova të ketë një Qeveri që lufton krimin dhe siguron zhvillimin ekonomik.
U vërejtë që edhe ndëkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Prandaj edhe ndodhi kjo që ndodhi.
mustafa fb

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës