Pasditen e sotme Policia Kufitare e Sarandës i ka ardhur në ndihmë dy turistëve të cilët kishin dalë në det me një motor uji dhe janë bllokuar për shkak të një defekti.
 
Sipas informacionit të policisë, Policia Kufitare është lajmëruar nga shërbimi i radarit Ksamil se 32-vjeçari francez G.B., kërkonte ndihmë pasi mjeti argëtues tip motor uji nuk i ndizej dhe kishte mbetur në det përballë bregut të Vivarit.
 
Në ndihmë të tyre shkoi patrulla e policisë kufitare të cilën konstatuan se në mjet ishte edhe 22 vjeçarja Sh.A..
 
Policia bëri të mundur shpëtimin e tyre dhe nxori në breg motorin e ujit i cili kishte pësuar defekt teknik. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com