Ditën e sotme në prangat e policisë së Ksamilit kanë 31 vjeçari Edison Canaj dhe 45 vjeçari Arben Tirana pasi vodhër rreth 100 litra naftë nga një kamion-autobot me naftë.
 
Sipas policisë dy të arrestuar me mjetin e tyre tip ‘Skoda” në vendin e quajtur “Katër Vallëtarët”, kanë vjedhur naftë nga një autobot i një karburanti.
 
Gjithashtu  Canaj dhe Tirana rezultojnë të shpallur në kërkim nga Komisariati nr. 6 në Tiranë për veprën penale të vjedhjes.
 
Materialet ia kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com