Kryeministri Edi Rama nuk është i surprizuar me vendimin e Presidentit Bujar Nishani, për kthimin e dekretit të ligjit të "Mbetjeve" për rishqyrtim në Kuvend.
 
"Nuk prisja të kundërtën", është shprehur shkurtimisht Rama, duke iu përgjigjur gazetarëve në Nish, Serbi, ku po merr pjesë në punimet e Samitit Ekonomik Shqipëri-Serbi.
 
Presidenti Nishani ktheu disa orë më parë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për "Mbetjet".

Nishani e "gjeti" ligjin në shkelje me nenin 58 të Kushtetutës, ndërsa renditi katër argumente që sipas tij pamundësojnë dekretimin e ligjit nga kreu i shtetit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com