Kukësi fiton 3-2 ndaj Luftëtarit dhe vijon të mbetet në vend të parë të Kategorisë Superiore.
 
Një ndeshje me gola ajo që u luajt në “Zeqir Ymeri” ku plot katër u shënuan që në pjesën e parë. Shameti kaloi Kukësin në avantazh por barazoi Lamçja.
 
Më pas autogoli i Bojom dhe goli i Pejiç i dhanë avantazhin Kukësit. Gjirokastritët shënuan tjetër gol në pjesën e dytë me Beqirin por takimin përfundimisht e fitoi Kukësi 3-2.
 
55 pikë për Kukësin që vijon të mbajë kryesimin ndërsa Luftëtari mbetet në vend të katërt. 


dy.b/shqiptarja.com