Ditën e djeshme është bërë arrestimi i dy personave, të cilët janë vënë nën akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre është gjetur sasia pre 15 kg lënë narkotike Cannabis Sativa.
 
Dy shtetasi janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur Ferrë Shkopetë dhe pas kontrollit në mjetin e tyre është gjetur lënda narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
 
Mbi këta persona ka nisur edhe procedurat për verifikim e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve të transportit dhe burimeve të te tjera të të ardhurave.

[gallery]23753[/gallery] 
Njoftimi i Policisë Kurbin
Kurbin

Kurbin Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
 
Finalizohet operacioni antidrogë " Miloti " Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike Marijuanë.
 
 Arrestohen në flagrancë 2 shtetas .
 
Vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve te transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.
 
Më datë 03.09.2017, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar, kanë finalizuar operacionin e koduar " Miloti " ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve :
 
- Alfred Lleshaj, 29 vjeç, banues në fshatin Gallatë – Kurbin.
- Shkelzen Lleshaj, 38 vjeç, banues në fshatin Gallatë - Kurbin .
 
Këta shtetas, në vendin e quajtur Ferr Shkopet, në Milot, janë kapur në flagrancë, ku në bagazhin e mjetit të tyre tip Benz , iu gjetën dhe sekuestruan 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.
 
Gjithashtu , në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti i tyre.
 
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com