PRISHTINE- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me nënkryetaren e këtij subjekti, Aida Dërguti kanë takuar sot përfaqësuesin e BE-së, Samuel Zhbogar, për të cilën kanë biseduar për situatën dhe zhvillimet aktuale politike dhe socio-ekonomike në Kosovë dhe rajon.
Kurti ka thënë se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, që nga fillimi nuk ka qenë as i drejtë e as parimor, ndërsa ka theksuar se duhet të jap llogari për paratë e shpenzuara të taksapaguesve europianë.
“EULEX-i nuk ka qenë as i drejtë e as parimor që të sjellë drejtësi e rend dhe në kohën kur do të duhej të jap llogari për 1,5 miliardë euro të taksapaguesve evropianë të shpenzuara në këto gjashtë vjet del imponimi i Gjykatës së Veçantë për Kosovën pa e pasur njëherë një të tillë për Serbinë”, ka thënë Kurti gjatë takimit me Zhbogarin.
Në njoftim të kësaj Lëvizje, thuhet se është diskutuar edhe për rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik, që sipas tyre Vetëvendosje e ka shprehur edhe në alternativen e saj qeverisëse.
Marrë nga "Kosova Press"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com