​Kush është Albano, 25 vjeçari që
Idrizi e vuri të parin në listën e Beratit

​Kush është Albano, 25 vjeçari që<br />Idrizi e vuri të parin në listën e Beratit
PDIU ka kandiduar në qarkun e Beratit si të parë të listës zgjedhore, Albano Idrizin, kryetarin e Klubit të Patriotëve të Rinj, forumin rinor të kësaj partie.

Albano është vetëm 25 vjeç, ka lindur në Berat në një familje çame, ka kryer studimet e larta për Histori dhe aktualisht punon pranë një Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ai ka drejtuar Këshillin Studentor të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë për disa vite, dhe ka pasur një aktivitet publik në mbrojtje të kauzave rinore dhe studentore, dhe vitet e fundit është angazhuar pranë partisë së Shpëtim Idrizit.

Kur lista e PDIU-së u bë publike, ra në sy fakti se përballë dy njerëzve të fuqishëm nga PS e LSI, përkatësisht Blendi Klosit dhe Nasip Naços, PDIU ka zgjedhur të kandidojë një djalë të ri në moshë.

A do t’ja dalë Albani të sigurojë një mandat parlamentar? I kontaktuar nga Shqiptarja.com, ai tha se ndodhej në Berat “duke bërë maksimumin për t’ia dalë”.

Albano Idrizi
(Kandidati i PDIU, Albano Idrizi)

(Kandidati i PDIU, Albano Idrizi)
(Kandidati i PDIU, Albano Idrizi)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër