Shkak për këtë mësohet të jetë bërë zhvendosja e forcave të policisë dhe kampingjeve të ngritura prej tyre drejt zonave më të thella të Malësisë së Dukagjinit. Zyrtarisht sipas policisë aksioni nuk është ndërprerë, por se është pezulluar përkohësisht si pasojë e dislokimit të forcave të policisë, për të rinisur nesër.
Deri më tani janë 294 forca policie si dhe 20 automjete, dy helikopterë të ushtrisë, një helikopter i forcave RENEA, që kanë qenë të përfshira në operacionin e ashtuquajtur “Lazarati 2”, në krye të të cilit është drejtori i policisë së shtetit Artan Didi.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme, operacionit i janë shtuar edhe 80 Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, ku A1 Report dispononte edhe foto ekskluzive të përfshirjes së tyre në operacion.
(Në foto: Rreth 80 forca të FNSH që i shtohen aksionit antikanabis në Dukagjin të Shkodrës)
A1 Report mundi të sigurojë dje edhe foto të vendit ku u qëlluan nga kultivuesit, dy prej 3 helikopterëve të përfshirë në aksion. Gjatë këtij operacioni deri ditën e sotme është bërë i mundur identifikimi dhe asgjësimi i 86.930 rrënjëve bimësh të dyshuar kanabis sativa, të cilat ishin kultivuar në 175 parcela, 10.5 kg boce bime cannabis sativa, 3 krëhëra me 74 fishekë.
(Në foto: Fshati Plan nga ku u qëlluan dy ditë më parë, dy helikopterët e angazhuar në Dukagjin)
Ndërkaq, policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e grupit të zjarrit të cilët qëlluan ndaj policisë si dhe ndaj helikopterëve, që në nisje të aksionit në Dukagjin.
Sipas policisë, grupi i zjarrit përbëhet nga 10 persona të cilët janë shpallur në kërkim. A1 Report mundi të zbulojë se në krye të grupit të zjarrit është Nikë Toma, i cili akuzohet se në 2003 ka qëlluar me breshëri armësh, burrë e grua Nikë Pjollin 63 vjeç dhe Lula Pjollin, 54 vjeç.
Ai është shpallur në kërkim që në 2003, ndërsa policia ka njoftuar se ka vënë një shpërblim prej 100 mijë eurosh për informatorët të cilët tregojnë vendodhjen e personave pjesë të grupit të zjarrit.
Ja lista e personave të shpallur në kërkim nga policia si anëtarë të grupit të zjarrit:
Besard Kolë Bungaja
Lekë Thani
Nikollë Shpati
Mentor Bungaja
Nikë Toma
Pal Dushku
Pëllumb Dushku
Gjin Guri
Kolë Bungaj
Gegë Kola
Tabela e zonave, ku u identifkuan dhe asgjësuan bimët narkotike sipas të dhënave deri më 25 gusht
Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)