TIRANE-“Mbi origjinën e së djathtës dhe të njërit prej mëtonjësve për ta kryesuar atë: no coment”. Kështu shkruan shkrimtari Agron Tufa duke zbuluar një faqe libri të një studimi të kandidatit për kryetar të PD, Eduart Selami mbi Estetikën.

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social “Facebook”, Tufa ka publikuar një dokument ku paraqitet një studim me autor Eduart Selamin.

Në këtë shkrim, Selamin shkruan “Mendimi estetik i shokut Enver Hoxha është një kontribut me vlera të shumanëshme dhe zhvillim i mëtejshme krijues i estetikës marksist-leniniste”.

Dokumenti i publikuar mban titullin “Mendimi estetik i shokut Enver Hoxha-kontribut i rëndësishmen në pasurimin e estetikë sonë”.
 
Reagimi i Agron Tufës vjen në një moment, kur dy ditë më parë Eduard Selami deklaroi kandidaturën e tij për kryetar partie, pasi Lulzim Basha deklaroi të ngrirë funksionin e tij duke ia deleguar dy nënkryetarëve dhe kryetarit të përgjithshëm. Zhvillimet në pD erdhën pas humbjes që partia pësoi ne zgjedhjet parlamentare të 2017.

eduart selami

(d.b/Shqiptarja.com)