​“Euronews”: Rama drejt fitores
merr më shumë se 71 deputetë

​“Euronews”: Rama drejt fitores<br />merr më shumë se 71 deputetë
“Euronews” në një shkrim të saj dedikuar zgjedhjeve në shqipëri, raporton se Partia Socialiste është drejt fitores së zgjedhjeve, me një rezultat mes 45-49 % të votave.
 
Në këtë shkrim raportohet se, “Nëse sondazhet do të rezultojnë të sakta, Edi Rama do të rikthehet në pushtet, por këtë radhë ai do të ketë siguruar më shumë se 71 vende në parlamentin 140 anëtarësh”.
 
Gjithashtu “Euronews”, raporton se sondazhet tregojnë që Partia Demokratike do të marrë 34 % të votave.
 
Një mandat i fortë për socialistët do të shtyjë përpara reformën në drejtësi, që është një kusht themelor i Brukselit për të ecur përpara bisedimet e anëtarësimit në BE, shkruan “Euronews”.
 
Në këtë shkrim dedikuar zgjedhjeve në Shqiprëi prestigjiozja “Euronews”, flet edhe për pjesëmarrjen e ulët të votuesve në procesin zgjedhor, që llogaritet rreth 10 % më pak se katër vjet më parë.
 
Artikulli i plotë i “Euronews”
 
Partia Socialiste në pushtet duket se është drejt fitimit të një mandati të dytë në Shqipëri, pasi pritet që ata të marrin midis 45-49% të votës popullore.
 
Nëse sondazhet paraprake do të konfirmohen, kryeministri Edi Rama do të vazhdojë të drejtojë vendin, por këtë herë ai nuk do të ketë nevojë për të bërë koalicion, pasi do të ketë më shumë se 71 mandate në Parlamentin prej 140 vendesh.
 
Sipas të njëjtave sondazhe, Partia Demokratike në opozitë prite të grumbullojë rreth 34% të votave.
 
Pjesëmarrja këtë herë ka qenë e ulët, rreth 10% më e ulët se katër vjet më parë, e kjo i detyrohet në një masë të madhe festës së Ramazanit, që festohet gjerësisht në këtë vend me shumicë myslimane.
 
Të dy partitë kryesore në vend nënshkruan së fundmi një marrëveshje midis tyre, me qëllim garantimin e një anëtarësimi sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Europian.
 
Një mandate i fortë për socialistët do të lejojë zbatimin e reformës jetike në drejtësi, e cila konsiderohet nga Brukseli si vendimtare për hapjen e procesit të bisedimeve.
 
Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është gjithashtu një kusht thelbësor për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë, një vend me 2,9 milionë banorë, që është prej disa vitesh anëtare e NATO-s.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë