​“Frika ime më e madhe...”,
Rama një rrëfim për Rai.it

​“Frika ime më e madhe...”,<br />Rama një rrëfim për Rai.it
Edi Rama tregon frikën e tij të madhe si politikan. Në kulmin e fushatës zgjedhore televizioni Italian ka transmetuar një intervistë të kryeministrit shqiptar ku flet për artin dhe politikën.

Intervista u realizua në një hotel në Venecia nga Rai.it, ku Rama merrte pjesë si një prej artistëve në Bienalen 57.

Kryeministri zbulon gjithashtu se cfarë programon të bëjë në të ardhmen kur të mos jetë më pjesë e politikës.
 
“Shpresoj që nuk do të humb sensin e realitetit. Është kërcënimi më i madh për një politikan të humbë sensin e realitetit dhe ta konsiderojë vetën të pazëvëndësueshëm. Shpresoj shumë që pasi kam pasur një jetë prej artisti, një të dytë prej politikani, të kem një të tretë ku do të mund të bëj dicka që të mbledhë përvojat e dy të parave. Dhe një farë mënyrë të më japë kënaqësinë e përcjelljes tek më të rinjtë e asaj që mund të jetë më interesante nga kjo përvojë.”
 
Në 11 minuta reportazh, shfaqen pamje dita normale e punës e kryeministrit, me këmbët mbi tavolinën e mbushur me lapsa, takimet me bashkëpunëtorët më të afërt, si dhe një historik i rrugëtimit të tij politik që nga viti 2000 si kryebashkiak i Tiranës.

Gjatë intervistës Rama flet dhe për artin e tij dhe orët e shkëputjes nga politika.

“Nuk janë skulptura sipas meje, por janë zhgarravina në tredimensional. E bëj këtë gjatë kohës kur normalisht politikanët bëjnë not, sport apo dicka tjetër. Dhe unë e bëj ndonjë te shtunë ose të dielë të qetë në atelienë e një mikut tim. Bën pjesë tek puna ime sepse të paktën për ato orë që duhet të merrem me zhgarravinat tredimensionale me baltë në duar, nuk mund të prek celularin tim. Që është dicka jashtëzakonisht e shëndetshme.”
 
Në edicionin e 2017-s të Bienales së Artit në Venecia, Edi Rama prezanton në formën e një muri një përzgjedhje të krijimtarisë së tij.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit