​“Gratë të paguhen pak se janë Femra”
Komenti fyes i eurodeputetit nxeh PE

​“Gratë të paguhen pak se janë Femra”<br />Komenti fyes i eurodeputetit nxeh PE
Nuk ka seanca të qeta as në Parlamentin Europian.

Edhe pse eurodeputet Janusz Korwin-Mikke diskriminon gjinine femer dhe këtë e bën publikisht. Mikke është eurodeputeti nga Polonia i cili në një video të publikuar nga CNN u shfaq duke folur me urrejtje për femrat.

Por një eurodeputete spanjolle reagoi me zemërim pas komenteve fyese për gjininë femërore të një kolegu të saj në parlament.
 
“Natyrisht që gratë duhet që të paguhen më pak. Sepse janë më të dobëta, më të vogla, janë më pak inteligjente dhe ato duhet të fitojnë më pak. Kjo është e tëra”, tha ai.
 
“Shih, sipas teorisë sate, unë nuk do të kisha të drejtë të jem këtu si anëtare e këtij Parlamenti. E di që të dhemb dhe të shqetëson se sot gratë munden të ulen në këtë vend dhe t’i përfaqësojnë qytetarët europianë që i kanë të drejtat e njëjta me ty. Unë jam këtu që t’i mbroj gratë evropiane nga burrat si puna e jote” iu kundërpërgjigj Iratxe Garcia Perez, anëtare e Parlamentit Europian.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike