TIRANE- Që të jesh deputet duhet t’i pëlqesh kryetarit të partisë”.

Kështu u shpreh Koço Kokëdhima kur nga salla ia pritën, “Hë bravo! Po ti si u bëre. Si u zgjodhe ti?”.

Ky është një fragment në fjalimin e gjatë të Koço Kokëdhimës në Asamblenë e Partisë Socialiste ku ai u ‘zhvesh’ nga çdo funksion që mbarte në PS. Kokëdhima publikoi në rrjetin social, Facebook një audio ku dëgjohej fjalimi. Por nëse e dëgjon më vëmendje, teksa flet, zëra nga salla i ndërhyjnë dhe e fyejnë.

Po paske ikur fare ore, të paska vënë mosha përpara”.
 
Madje në një moment kur Kokëdhima akuzon direkt Ramën për cështjen e plehrave, nga salla dëgjohen zëra që e shajnë “Injorant!”


(d.b/Shqiptarja.com)