​“Mbetjet”, Halimi: Sëmundjet nga
ndotja. Unë shembulli konkretMbetjet, PD kërkon referendum
Rama: Ju po përzeni SHBA

​“Mbetjet”, Halimi: Sëmundjet nga<br />ndotja. Unë shembulli konkretMbetjet, PD kërkon referendum<br />Rama: Ju po përzeni SHBA
Partia Demokratike ka depozituar javën e kaluar kërkesën për miratimin me ligj të Parlamentit të zhvillimit të një referendumi popullor, për Ligjin e Mbetjeve. Sipas PD, Populli duhet të vendosë me po ose jo

Deputeti demokrat Eduart Halimi duke u shprehur kundër Ligjit në fjalë hoqi paralele me gjendjen e tij shëndetësore. Halimi theksoi se, ai është shembulli konkret i sëmundjes nga lëndët toksike në ajër që digjen nga plehrat.

Po kur hyni në lagje, çfarë u thoni fqinjëve që votuat importimin se lagjia do jetë më e pastër? Po kur hyni   dhe dilni nga shtëpitë? Çfarë u thoni fëmijëve tuaj. Ju pyesin juve ata? Mua më pyesin të mitë.
Çfarë u thoni, se jeni përdorur për të helmuar të ardhmen, fëmijët?
Janë fakte të njohura botërisht  se sëmundjet e rënda, në gjak vijnë 90% nga lëndët toksike në ajër, që digjen nga mbetjet, plehrat dhe futen në trup. Se djegia e plehrave nga riciklimi, është helm është vdekje. Ndaj kompanitë dhe qeveritë nuk i duan pranë familjeve të tyre dhe i eksportojnë në vende ku gjenden qeveritarë të korruptuar dhe i shkelin syrin mafies në shkëmbim të parave me vdekjen.
 
Shume prej jush këtu mendojnë se ndoshta helmi i mbetjeve nuk troket ne derën tuaj, dhe se fati ndoshta nuk do e bëjë që të trokasë. E sinqerisht nuk ia uroj askujt. Por kjo, nuk është e vërtetë. Unë jam shembulli, por ne nuk duhet të presim që të trokasë tek vetja që pastaj të mendojmë për qytetarët. Jo absolutisht. Një fjalë e lashtë latine, thotë: o njeri me mend, provoje në trupin tënd, nëse ty të dhemb, edhe tjetrit i dhemb.
 Ndaj që mos jetë vonë nesër, kur ndonjë tjetër të ngrihet në vendin tim këtu, para se të votoni kundër kërkesës së opozitës për t’i dhënë sot popullit, votuesve që na kanë zgjedhur të vendosin për fatin e të ardhmen e vendit, mendoni dy herë. Mendojeni si detyrë për votuesit qe na dhanë karrigen dhe na i heqin prapë, na dhanë zhgunin e deputetit dhe na i heqin prapë, dhe mendoni si prindër, si bij, si familjarë për të ardhmen; a doni të importoni plehrat, mbetjen, helmin dhe mendojeni dy herë jo si politikanë, por në trupin tënd, nëse juve ju dhemb tek familja juaj, edhe atyre që janë jashtë ju dhemb tek familja e tyre, tek fëmijët e tyre
”.

Halimi sqaron: U semur e humbi jeten nje i aferm imi
Deputeti demokrat Eduard Halimi reagon për deklaratën që bëri në Kuvend për Ligjin e Mbetjeve. Teksa shprehej kundër këtij Ligji, Halimi, sillte si shembull konkret veten. Por pak orë më pas ai bën një reagim-sqarim, pasi shumëkush kuptoi se Halimi është i sëmurë. Deputeti i PD, thotë se, kur theksoi, shembull, kishte parasysh, një të afërm të tij që ndërroi jetë pak kohë më parë.
 
Të dashur miq
Ju falënderoj shumë për mesazhet që kam marrë pas fjalës sot në parlament në lidhje me kërkesën e PD për referendum popullor për importin e plehrave. Po ashtu ju falenderoj dhe për shqetësimin tuaj në lidhje me shëndetin tim.
Por dua t'ju them se sëmundja nga ndotjet e përmendur ne fjalen time sot ka të beje me nje pjesëtar shumë të shtrenjtë të familjes që nuk jeton më.
Ju falënderoj edhe njehere per qindra mesazhet dhe telefonatat.
Eduard


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?