​“Mos kini frikë fëmijë!” Batman
kundër klounëve në Britani

​“Mos kini frikë fëmijë!” Batman<br />kundër klounëve në Britani
Fëmijët që terrorizoheshin nga një kloun në Britani shpëtohen nga Batman.

Një person i veshur si super heroi i filmave ka nisur fushatën e trembjes së palaçove në rrugë.

E ndërsa rrjeti është çmendur pas histerisë së klounëve, Batman ka dalë në mbrojtje të më të vegjëlve, të trembur nga fenomeni. Në sajtin e BBC, shihet një foto ku një Batman vrapon pas një klouni duke tentuar ta rrahë atë. Batmani anglez ka publikuar një video në rrjetin e tij social, me një këshillë për fëmijët; “Mos kini kurrë më frikë!”

E ndërkohë fenomeni i klounëve ka përfshirë mbarë Europën, jo vetëm Britaninë. Në Zvicër, një person i veshur me maskë klouni ka plagosur me thikë pranë një shkolle, një 19-vjecar, dhe tani kërkohet nga policia.

Dy të tjerë kanë trembur fëmijët në një shkollë fillore, por fatmirësisht u ndalën në kohë nga policia, para se fëmijëve t’u shkaktohej dëm i madh psikologjik.

“Nuk është fiks krim i mirëfilltë, por është fenomen shqetësues”, tha një zëdhënës policie në SHBA, që gjithashtu dhe aty janë hasur fenomene të tilla.

batman
(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur