Policët e vrarë në krye të detyrës nuk do të harrohen, por do të kenë yllin e tyre në ‘Murin e Kujtesës’, objekt që u  përurua sot tek Ministria e Brendshme.  Janë 264 yje të vendosur në ‘Murin e Kujtesës’, për 264 policë të rënë në krye të detyrës. Më i fundit i vendosur Ylli i Ardian Kodrës.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama morën pjesë në këtë ceremoni ku vlerësuan kontributin e policive duke kritikuar opozitën që ka hedhur ‘baltë’ ndaj punës së efektivëve.

Në fjalën e tij Tahiri veçoi nevojën për rritjen e pagave të policëve.

"Atë pak buxhet që shpenzuam për të rindërtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme sot ia kthyem me dinjitet shtetit, administratës, qytetarëve dhe gjithë atyre që presin të marrin shërbim nga kjo ministri. Falë mirëqkuptimit të kryeministrit, ministria e Brendshme ka fytyrë dinjitoze. Për kritikët ju theksoj, nuk është vetëm fasadë. Ky institucion ishte shtëpia e dytë për familjarët. Kemi bërë Murin e Kujtesës ku çdo yll është mirënjohja për sakrificën e familjes, kolegëve e e familjarëve tuaj. Sulmet e përditshme janë neveritëse ndaj policisë. Berisha i quan çunat e krimit, bandat me uniformë. Sot një mjet lundrues u kap në Itali pas punës së policisë sonë dhe partnerëve. Sot do na akuzojnë sërish ndonëse ishte sukses i policisë me partnerët. Askush nga opozita në Itali nuk do dali në konferencë e të thotë se policia la trafikantët që të iknin. Kjo e jona është betejë me krimin dhe baltën në kryeqytet. Kam një mesazh për 11 mijë punonjësit e policisë; mos u mërzisni, luftoni e fitoni beteja! Kjo e akuzave dhe e baltës, sado e përditshme, është politikë. Ata që sot mbajnë epitete, shohin në lajme akuza të ndryshme. Ca çirren, por jo të gjithë janë gati për të vepruar. Ka nga ata që dinë të bashkohen për të luftuar krimin".

Ju kërkoj kryeministër rritjen e pagave për punonjësit e policisë. 
Po përmirësojmë infrastrukturën, tekonlogjinë dhe mjete e punës së policisë. Kemi përmirësuar ligjin, kemi rezultate kundër paligjshmërisë e kriminalitetit. Jemi të vetëdijshëm që ka shumë për të bërë, por do fitojmë cdo ditë nga një betejë.


Lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, kryeministri Edi Rama iu përgjigj ministrit se rritja është bërë njëherë sipas buxhetit të shtetit. “Por, tha ai, do rishikohen pagat e policëve”.

“Sa i përket pagave të policisë, raportin e partnerëve ne e zbatuam që në vitin e parë me atë buxhet që ishte rrënim për Shqipërinë. Rritëm deri në 25% rrogat e Policisë.
Duhet një rritje e mëtejshme e rrogave në tërësi, ministri bëri detyrën për t’i kujtuar kryeministrit për të rritur rrogat. Ai nuk e harron se janë të vetmit që kanë marrë rritje të drejtpërdrejtë rrogash, por sidoqoftë ne besojmë që nuk është asnjëherë mjaft. Është domosdoshmëri edhe rritja e rrogave për policinë e shtetit. Do vazhdojmë që t’i rrisim
”.

Më tej Rama duke iu referuar policëve dëshmorë, kërkoi që të formohet, Miti i ‘Uniformave Blu’.  Kryeministri theksoi se janë 264 yje të vendosur në ‘Murin e Kujtesës’.
Të gjallëve u mbeten dy mënyra për t’u përballur me dëshmorët: T’i lënë në harresë ose të formojnë rreth tyre një mit që nuk mund të shuhet kurrë. Zgjidhja e mesme nuk ekziston. Të formojmë mitin e uniformave blu. Policia e Shtetit pati shëmbëlltyrën më kuptimplotë ku të rënë apo të gjallë u përballën me murin e harresës shtetërore.
Janë 264 yje të vendosur në këtë mur, secili prej tyre është aty pasi dikush nën uniformë nuk është më këtu. Cdo njëri nga ata yje përcjell shkëlqimin e një sakrifice ndër të cilat sakrifica të gjithë këtyre viteve më e fundit është ajo e Ardian Kodrës
’.

Rama theksoi se, qeveria aktuale ka bërë shumë për të rilindur Policinë e Shtetit në 3 vite qeverisje. Kryeministri tha se, nga sot e tutje, asnjë polic nuk do të lihet në harresë.

“Gjatë këtyre tre viteve më në fund bëmë që sytë e këtij institucioni, vëmendja e qeverisë të kthehet ndaj familjeve të të rënëve për të cilët kemi disafishuar mbështetjen financiare, por më e rëndësishmja kemi 100-fishuar vëmendjen dhe përkujdesjen e qeverisë në rradhë të parë për bashkëshortet e të vrarëve dhe fëmijëve të tyre”.

Deri pak kohë më parë, këtu kemi qenë së bashku dhe pas kurrizit tim ishte një gërmadhë që i ngjante një kështjelle të pushtuar e të braktisur së cilës, kalimatërt iu kishin hequr tulla pas tullash. Suvaja e rrjepur e kësaj godine ishte simbolika më e drejtpërdrejtë e rrjepjes së imazhit të fyturës së Policisë së Shtetit. Që prej ndërtimit të saj në 1930 kjo godinë ishte konsumuar nga koha dhe ndërhyrje që vetëm e deformuan dhe degraduan. Ne po e transformojmë këtë kala të rrënuar në një institucion duke ruajtur identitetin e godinës si një detyrim ligjor për mbirjen e trashëgimisë, por edhe duke zgjeruar hapësirën funksionale, por punonjësit e institucionit që tani hyjnë në një godinë të pajisur me gjithçka duhet për ta bërë detyrën e tyre në kushte optimale. Në 3 vite kemi investuar më shumë se cdo qeveri në 25 në drejtim të rinovimit të dhjetra komisariateve, mbështetjen financiare të punonjësve, ripërtëritjes së gjithë logjistikës së policisë. Në korrik hapi dyert komisariati rrugor, që i shërben 200 mijë qytetarëve çdo vit e që nuk ishte rikonstruktuar që nga 1981 duke e lënë në një gjendje që ishte tortura e çdo njërit prej 200 mijë qytetarëve që merrnin shërbim”.

Kryeministri u ndal tek akuzat që opozita ka adresuar tek Policia, sidomos mbi aksionet e kanabisit. Sipas Ramës, kjo parti është fundi i vetëdijes morale qytetare e politike dhe është kthyer në armik më të madh se vetë krimi. Ai theksoi se cdo akuze e injoron duke perdorur nje shprehje popullore.

Policia e shtetit po sulmohet çdo ditë nga një parti që i quan policët çunat e krimit, kjo parti është fundi i vetëdijes morale qytetarë e politike të një grupi që është krijuar për të qenë alternativë qeverisëse e një populli.
Ajo cka PD ka synuar e synon kur pavarësisht se çfarë temash ka, e pandashme e pazëvendësueshme është tema e ditës së sulmit, është që ta rrethojë policinë me vetmi e ta bëjë efektivin e policisë që të ndihet vetëm. Ide e çmendur kjo, plan politik halucinant dhe taktikë e dëshpëruar që nuk ka shans që të ketë sukses.
Nuk do e përmendja PD nëse nuk do ishte e nevojshme, po bën goditje të përditshme e bëjnë PD armik më të madh se krimi.
Në kaq shumë vite, PD jam i bindur se ka arritur që t’a mësojë që sulmet ndaj meje, por edhe Tahirit, janë fjalë që ne jo na hyjnë e dalin nga një vesh, por nuk na hyjnë as një njërin vesh e jo më të na dalin nga tjetri.
Prirja për të goditur e dekurajuar efektivët për t’i bërë të ndihen pjesë e diçkaje që duhet t’i bëjë të ndihen keq është e papranueshme. E neveritshme, e poshtër dhe armiqësore ndaj Policisë së Shtetit
".

Rama i beri apel opozitës të heqë dorë nga akuzat dhe të lerë Policinë në punën e saj.
"Hiqni dorë nga kjo marrëzi, pabesi, poshtërsi, armiqësi e shpallur me Policinë e Shtetit. Lëreni policinë që të bëjë detyrën dhe vijoni të merreni sa të doni me qeverinë, ministrin, me mua (edhe po s'iua thashë unë do merreni se s'keni ç'të bëni), por lëreni policinë. Nëse nuk keni ide, sugjerim apo mendje në kokë për të ndihmuar, qepeni gojën se rezultatet e policisë janë në sytë e të gjithëve! Lufta e policisë me krimin, drogën, trafiqet dhe për qytetarin është sot sic nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më parë
Edhe më e mirë do bëhet policia, më rezultateve do bëhet lufta ndaj korrupsionit, krimit. Ata që e çuan Policinë në derexhenë më të fundit sot flasin rroma për toma cdo ditë për policinë
".