Nuk janë në gjendje të mirë 3 futbollistët e ekipit brazilian Chapecoense që i shpëtuan tragjedisë me avion. Portieri Jackson Follmann ka humbur këmbën e djathtë, thotë në një konferencë për shtyp Presidenti i klubit brazilian Gelson Dalla Costa.  

Po kështu nga konferenca u mësua se Alan Ruschel, ka thyer vertebrën dhe rrezikon paralizë. Kur në vendngjarje sapo kishte mbërritur ndihma e shpejtë, ai kishte pyetur; “Familja ime, miqtë e mi, ku janë?”. Por mirë nuk është as Neto. Futbollisti ka pësuar një traumë cerebrale dhe fraktura, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet ende në risk, shkruan Tg Com.

Neto ishte supozuar i vdekur, por thirrjet e tij për ndihmë bënë që policët që ndodheshin në skenën e ngjarjes të kthenin kokën dhe ta gjenin gjallë.
“Një polic dëgjoi thirrjet e tij për ndihmë dhe kur mbërritëm e gjetëm gjallë”.

Ndër të mbijetuarit kanë qenë dhe gazetari Rafael Henezl, Ximena Suarez dhe asisteni në fluturim, Erwin Tumiri që rrëfyen momentet e fundit të fluturimit tragjik.
“Shpëtova sepse ndoqa udhëzimet e emergjincës. Vura një valixhe tek këmbët dhe pastaj u vura në pozicion fetusi”, thotë Tumiri.

(d.b/Shqiptarja.com)