​“Të gjithë ishim në shok”, portieri i
Dortmund tregon çastet e shpërthimit

​“Të gjithë ishim në shok”, portieri i<br />Dortmund tregon çastet e shpërthimit
Portieri i Borussia Dortumund, Roman Burki, i cili ishte i ulur afër Marc Bartra në autobus gjatë kohës që ndodhi shpërthimi ka treguar për çastet kritike që kaloi skuadra.

Burkli ka thënë se të gjithë ishim në panik, por policia reagoi shpejt dhe qetësoi situatën.

Autobusi u kthye në rrugën kryesore dhe papritur u dëgjua një zhurmë e madhe, ishte një shpërthim. Të gjithë ne ishim në shok, disa nga ne u strukën, kurse të tjerët që kishin mundësi u shtrinë në dysheme. Ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhte më pas, por policia erdhi shpejt në vendin e ngjarjes dhe mori në kontroll situatën”, ka thënë portieri i Dortmund.

Ndeshja Borussia Dortmund-Monaco, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, është anuluar pasi rrugës për në stadium afër autobusit të skuadrës gjermane kanë ndodhur tri shpërthime dhe për pasojë është plagosur mbrojtësi Marc Bartra.

Ndeshja do të luhet të mërkurën në orën 18:45 në stadiumin”Signal Iduna Park”, nën masa të rrepta sigurie. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)