Një zjarr ka rënë sot në një ndërtesë dy-katësh në Lezhë, në lagjen “Kadri Qystri”.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur pasoja në njerëz, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Banesa e përfshirë nga flakët banohej nga 5 anëtarë të familjes Biçaku, dhe asnjëri nga ata nuk ka pësuar lëndime, pasi zjarri ka rënë në katin e sipërm ku nuk banonte asnjëri prej 5 anëtarëve.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, ndërkohë po punohet edhe për të zbuluar edhe shkaqet e marrjes flakë të ndërtesës

Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Kadri Qystri”në Lezhë ka rënë zjarr në një banesë dy katëshe. Banesa e cila është përfshirë nga flakët, banohej nga 5 anëtarë të familjes Bicaku, por fatmirësisht nuk ka patur pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Kati i sipërm ku ka rënë zjarri nuk banohej nga anëtarët e familjes.
Policia dhe shërbimi i zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com