​Lezhë, qëllohet me armë zjarri 
para makinës së Kryemadhit

​Lezhë, qëllohet me armë zjarri <br />para makinës së Kryemadhit
LEZHË -Tensionohet situata elektorale në Lezhw, teksa orët e vona të së premtes një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër para makinës së deputetes Monika Kryemadhi, e cila sapo kishte hyrë në automjet pas një takimi elektoral në fshatin Rrilë në komunën e Shënkollit.

Mësohet se autori i dyshuar është Tonin Fizi, një person me precedent penalë dhe seMonika Kryemadhi, përveçse shoqërohej nga stafi i shtabit elektoral të kandidatit Viktor Tushaj, ishte edhe me vajzën e saj Borën.

Raportohet se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka të lënduar dhe se ngjarja ka ndodhur pikërisht në bastionin e kandidatit të djathtë për bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj.

Ndërkohë vetë Kryemadhi ka pohuar për mediat se personi që ka qëlluar ka dalë nga makina e deputetit demokrat Aldo Bumçi dhe e ka dënuar ashpër këtë incident.

Sakaq ky i fundit në një lidhje telefonike për A1Report e ka hedhur poshtë këtë fakt, teksa ka shtuar se kemi të bëjmë më një ngjarje te trilluar.

Lidhur me këtë incident elektroal nuk ka munguar edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike Luan Rama përmes një deklaratë për shtyp ka dënuar këtë ngjarje, duke e cilësuar si një tentativë të dështuar të opozitës për të kërcënuar votuesit shqiptar. Luan Rama kërkoi gjithashtu që policia të ushtrojë kontrolle në automjetin e deputetit demokrat Aldo Bumci.

“Ka pasur disa incidente të tilla në bashkinë Lezhë. Viktor Tushaj i ka denoncuar pranë prokurorisë dhe ka kërkuar me këmbëngulje që deputeti i PD-së Aldo Bumcci dhe përfaqësues të tjerë të distancohen nga akte të tilla. I kërkoj policisë së shtetit të mos hezitojë port ë bëjë detyrën në përputhje të ligjit dhe të ushtrojë kontroll ehem bi makinat e dutetëve pasi deputetit nuk kanë më imunitet.”- pohoi ndër të tjera Luan Rama.
 
Tonin Fizi në një intervistë për A1 Report tha se nuk është ai autori i dyshuar në këtë ngjarje siç u përfol në media, ndërsa ka theksuar se ka dhënë sqarimet e nevojshme në polici.
 
" Kur e kam marrë vesh kam qenë duke luajtur bixhoz dhe kam mbi 20 dëshmitarë te kamerat dhe te faturat që unë kam qenë duke luajtur bixhoz. Kam faturat dhe lekët nuk i kam prekur

as faturat as lekët, nuk e kuptoj ti je me e zonja se une se je deputete ke mandat dhe mund ti marrësh televizjonet se ato po thonë që Monika Kryemadhi deklaron se e kam parë Tonin Fizin

duke dalë nga makina e Aldo Bumçit duke më qëlluar me armë dhe shteti shqiptar a mund të bëjë eksperitizë nese kam qëlluar ndonjherë me armë pa leje ”
deklaroi Tonin Fizi.

tonin fizi
( I dyshuari që ka qëlluar me armë, Tonin Fizi)

Njoftimi i Policise per ngjarjen
Më datë 19.06.2015, rreth orës 21.45, është njoftuar Salla Operative e Drejtorisë Policisë së Qarkut Lezhë, se në vendin e quajtur Rrilë,  Lezhë, ishte qëlluar me armë zjarri gjatë levizjes në këtë  zonë të deputetes të Kuvendit të Shqipërisë Znj. Monika Kryemadhi, e cila po lëvizte së bashku me vajzën e saj dhe  anëtarët e tjerë të  shtabit elektoral të kandidatit për Kryetar bashkisë Lezhë Z.Viktor Tusha,  ku janë dëgjuar të shtëna me armë ne vendin e quajtur koperativë të fshatit Rrilë.
 
Menjëherë Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka kryer kqyrjen e vendit te ngjarjes  si dhe ka kryer veprimet e para  hetimore   për të cilat ka vënë në dijeni Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
 
Në lidhje me këtë ngjarje në ambientet e Drejtorisë së Policisë Lezhë janë shoqëruar dhe pyetur disa shtetas  dhe po punohet pë sqarimin e plotë të rrethanave, motiveve si dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.
 
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Ora 00:51 Reagim i Partisë Demokratike: shpifjet e Metës
Partia Demokratike dënon shpifjet e pabaza të Monika Kryemadhit ndaj deputetit Bumçi, në lidhje me një pretendim ende të pakonfirmuar edhe nga policia e vënë krejtësisht në shërbim të oligarkisë. 

Shpifja në adresë të deputetit Bumçi është një skenar djallëzor dhe kriminal për të nxitur tensione dhe për të çorientuar vëmendjen e opinionit publik me qëllim dhunimin e standardeve të zgjedhjeve,

Partia Demokratike distancohet me neveri të plotë nga këta skenarë kriminalë dhe i bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe votuesve të saj në Lezhë të ruajnë gjakftohtësinë.
Ne i kërkojmë qytetarëve të Lezhës dhe përkrahësve tanë të mos ndikohen, të injorojnë skenarët e pështirë të LSI-së dhe të vazhdojnë angazhimin e tyre duke dalë masivisht të dielën në votime për një fitore të pastër e të sigurt të Partisë Demokratike dhe kandidatit tonë për Bashkinë e Lezhës, z.Fran Frrokaj.

Ora 23:35 Luan Rama: Banditë pranë PD-së qëlluan me armë, policia të kontrollojë makinën e Bumçit
“Banditë pranë PD-së qëlluan me armë”. Deklaroi  sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të kontrollojë makinën e deputetit, Aldo Bumçit.



Rama akuzoi si të përfshirë në këtë ngjarje deputetin e Partisë Demokratike për Qarkun Lezhë, pasi personi që ka qëlluar në drejtim të makinës së Monika Kryemadhit ka qenë në makinën e Buçit.
Sipas, Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së demokratët po tentojnë të prishin dhe sabotojnë procesin zgjedhor me këto akte kriminale, pasi në Lezhë ka pasur dhe incidente të tjera.
 
“Siç keni mësuar dhe nga raportimet e medias, një ngjarje shumë e rëndë është shënuar sonte në mbrëmje në zonën elektorale të Bashkisë së Lezhës, më konkretisht, në afërsi të fshatit Rrilë në ish-komunën Shënkoll.
 
Njerëz të armatosur, bandit, nën shoqërinë e deputetëve të Partisë Demokratike, kanë qëlluar me armë zjarri pranë makinës ku udhëtonte deputetja Monika Kryemadhi me shtabin elektoral të kandidatit për bashkinë e Lezhës,  Viktor Tushaj.
 
 
Natyrisht që kjo ngjarje e rëndë është gjë tjetër vetëm se një rast, një episod, në tërësinë e episodeve kriminal të shfaqur gjatë ditëve të fundit ku eksponentë të Partisë Demokratike, kandidatë të Partisë Demokratike, të dëshpëruar nga humbja dhe të bindur që kanë kundër shumicën e qytetarëve shqiptarë, tentojnë të prishin, të komprometojnë dhe mundësisht të sabotojnë procesin zgjedhor me akte të tilla kriminale. Gjatë ditës së sotme ka pasur disa incidente të tilla në Bashkinë e Lezhës. Deputetja Monika Kryemadhi, kandidati për kryetar të Bashkisë të “Aleancës të Shqipërisë Europiane”, Viktor Tushaj, kanë denoncuar pranë Policisë së Qarkut të Lezhës, pranë Prokurorisë, pranë misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, raste të tilla duke kërkuar me këmbëngulje që deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike të distancohen nga veprime të tilla kriminale.
 
 
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherë i kërkoj drejtuesve të Partisë Demokratike që të distancohen hapur, prerë dhe qartazi  nga të tilla, veprime kriminale, të distancohen dhe të dënojnë elementë kriminalë dhe të bëjnë çdo përpjekje dhe të japin çdo kontribut që procesi zgjedhor të jetë korrekt, të jetë transparent të jetë i ndershëm dhe në përputhje me parimet e OSBE/ODIHR-it.  Nga ana tjetër, i kërkoj Policisë së Shtetit të mos hezitojë, por të bëjë detyrën në përmbushje dhe në zbatim të ligjit duke iu nënshtruar kontrollit ligjor të çdo mjeti ku udhëtojnë edhe deputetë të cilësdo parti qofshin. Të kontrollohen makinat e deputetëve sepse as deputetët dhe as makinat e tyre nuk kanë më imunitet. Imuniteti është vetëm tek vota e qytetarëve. Ata që flasin për dekriminalizimin të distancohen sa më parë nëse nuk duan të konfirmojnë që janë pjesë e drejtpërdrejtë e veprimtarisë kriminale. Prandaj edhe njëherë jo vetëm të mos hezitojnë, por të mbështesin maksimalisht Policinë e Shtetit të përmbushë detyrën e saj. Qytetarët janë të vetëdijshëm që kanë në duar fatet e tyre, fatet e vendit në zgjedhjet e 21 qershorit dhe nga rruga e tyre e Shqipërisë evropiane, nga drejtimi i duhur për të votuar Shqipërinë evropiane. Nuk mund t’i ndalojnë, nuk mund t’i trembin dhe t’i detyrojnë të tërhiqen as bandat e kriminelëve dhe as ata që pas bandave të kriminelëve me imunitetin e ashtuquajtur politik, kërkojnë të terrorizojnë qytetarët. Është ora për t’u ndarë përfundimisht nga e keqja. E ftoj lidershipin e  Partisë Demokratike të distancohet nga të tilla veprime kriminale, t’i dënojë këto akte, t’i dënojë dhe t’i denoncojë autorët e këtyre ngjarjeve të rënda kriminale nëse duan vërtet të dëshmojnë se janë vetë të angazhuar për një proces zgjedhor korrekt, të ndershëm, transparent, evropian dhe qytetar ashtu siç i ka hije Shqipërisë anëtare e NATO-s dhe Shqipërisë kandidate për në Bashkimin Europian.
 
Kjo ishte deklarata që bëj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jemi të gatshëm dhe do të komunikojmë me ju hap pas hapi nga sot dhe deri në kurorëzimin me sukses të procesit zgjedhor për gjithçka që lidhet me zgjedhjet. Faleminderit! 
- tha Luan Rama.


Ora 23:30 Aldo Bumçi për A1 Report: Ngjarja një Farsë
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka deklaruar për A1 Report se kjo ngjarje nuk është e vërtetë, por është një farsë e trilluar.
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!