LEZHË- Zjarri i rënë ditën e djeshme rreth orës 22:50 në malin e Manatisë i cili rrezikoi edhe disa banesa që gjenden në atë zonë, vazhdon të jetë aktiv edhe ditën e sotme.
Deri më tani nga zjarri janë djegur 10 hektarë tokë, ndërkohë në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë.
Zjarrëfikësit janë duke punuar për shuarjen e zjarrit, dhe situata është vënë nën kontroll, por terreni malor vështirësonë punën e tyre, gjithashtu era e fortë favorizon flakët duke kërcënuar përhapjen e zjarrit dhe vënien në rrezik të disa banesave që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Në një intervistë për Report Tv, drejtori i zjarrëfikseve Lezhë, Agustin Pepkola ka thënë se, "rrezikojnë disa banesa të pabanuara dhe nuk ka njerëz të rrezikuar".
Gjithashtu PepKola u shpreh se, "era po favorizon flakët dhe terreni është i vështirë, por kemi kapacitetin e plotë për ndërhyrjen dhe vënien në kontroll të flakëve".
/Shqiptarja.com

VIDEO