​LSI: PS-PD, fushatë hakmarrje
ndaj nesh, padisim 4 ministra

​LSI: PS-PD, fushatë hakmarrje<br />ndaj nesh, padisim 4 ministra
TIRANË-Pas valës së shkarkimeve të zyrtarëve të lartë nga ministrat teknikë të PD, e sulmeve nga brenda koalicionit, LSI reagon me një deklaratë për shtyp duke e cilësuar këtë, ‘si fushatë të hakmarrjes ndaj partisë së tyre”.

Ne denoncojmë fushatën e hakmarrjes politike që u prodhua nga “marrëveshja e errësirës”. Është një skenar i njohur për ne, e natyrisht që nuk prisnim gjë tjetër prej marrëveshjes së errësirës, e cila në vend të standardit të zgjedhjeve, me sa duket e ka hallin të hakmerret ndaj LSI-në”, u shpreh Kejdi Mehmetaj në një konferencë për shtyp ku bëri të ditur se në grupin Taske Force të ngritur nga Qeveria nuk është përfshirë asnjë emër nga LSI.

Nënkryetarja e LSI, Mehmetaj njoftoi se LSI ka bërë kallzim për ndjekje penale për ministrat Milva Ekonomi, Gazmend Bardhi, Xhulieta Kërtusha dhe zv/ kryeministren Ledina Mandija në cilësinë e kryetares së Task Forcë së ngritur nga qeveria.

"Jam këtu për t’ju bërë me dije se Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë kallëzim për fillimin e ndjekjes penale për shpërdorim detyre të ministrave: Milva Ekonomi, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha, dhe Zëvendëskryeministres Ledina Mandija, në cilësinë e kryetares së Task-Forcës së ngritur nga qeveria, që në shkelje flagrante të ligjit, në mënyrë arbitrare dhe në mungesë të plotë të transparencës, kanë nisur një fushatë hakmarrjeje dhe shantazhi ndaj punonjësve të nivele të ndryshme në administratën publike.
Pikërisht për ta shpërdoruar Task-Forcën për hakmarrje politike, nuk është përfshirë në të asnjë prej ministrave që vijnë nga radhët LSI-së
", tha Mehmetaj.

Sipas Mehmetaj, kjo Taske Force në shkelje flagrante me ligjin në mënyrë arbitrare, dhe në mungesë të plotë të transparencës ka nisur një fushatë hakmarrjeje e shantazhi ndaj punonjësve të ndryshëm në administratë.

Ajo qetësoi gjithë të larguarit, apo të tjerët siç tha ajo, që janë në 'listat e zeza' se zyrtarët e LSI që janë hequr nga puna do të rikthehen më 26 qershor.

Duke theksuar se për LSI-në është i rëndësishëm zbatimi i ligjit, ne denoncojmë publikisht fushatën e hakmarrjes dhe të kërcënimit politik ndaj njerëzve të administratës publike, të cilët më 26 qershor do të kthehen të gjithë në vendet e tyre të punës njësoj siç ndodhi me të gjithë ata që Lulzim Basha i largoi padrejtësisht nga puna para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe që pas fitores së LSI-së u rikthyen të gjithë vendet e tyre të punës.
Hakmarrja primitive revanshizmi politik dhe kanosja me vendin e punës janë modeli më i shëmtuar që prodhoi marrëveshja e errësirës, perversiteti i së cilës po shfaqet përmes largimit të paligjshëm nga puna të shumë specialistëve e profesionistëve të përkushtuar.
Në emër të LSI-së ju bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës të larguar padrejtësisht nga puna, por edhe shumë të tjerëve që janë përfshirë në listat e zeza të marrëveshjes së errësirës, që të mos ndihen të frikësuar, sepse koha e hakmarrjes shtetërore për shkak të bindjes politike apo shprehjes së lirë të mendimit ka perënduar një herë e përgjithmonë
”, tha Mehmetaj.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?