TIRANË-Komisioni Hetimor për pajisjen e përgjimit ‘Imsi Catcher’ kanë thirrur sot në cilësinë e dëshmitarit Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Miklovan Kopani si dhe ish-Drejtorin e Burgjeve, z Artur Zoto.

Flet Drejtori i Burgjeve, Miklovan Kopani
Noka: Keni dijeni se është futur një pajisje të dyshimta në burgje?

Kopani: Siç kam dëgjuar në media, kam mësuar se janë futur pajisje të tilla.

Noka: Pra ju keni dijeni...

Stërkaj: Po tani ti e kupton që ai po thotë siç kam dëgjuar në media

Noka: Për cfarë keni dëgjuar ju se janë futur pajisje të tilla

Kopani: Në media kam lexuar se jo për cilësinë e ajrit, lagështirës

Noka: Kuptohet ju jeni i ri në detyrë por na dhe informacione të nevojshme

Stërkaj: E kuptoni çfarë po thoni apo jo?

Noka: Tha që ka dijeni për dosje ku flitet për pajisje përgjimi. Mund të largoheni, jeni i lirë z Kopani.

miklovan drejtori burgjeve
Drejtori i Burgjeve, Miklovan Kopani

Thirret te deshmoje ish-Drejtori i Burgjeve, Artur Zoto

Noka: Keni dijeni për 'Imsi Catcher' dhe për punonjësin Eltjon Xhelilaj?

Zoto: Ka një hetim për këtë cështje

Noka: Mos na tregoni hetimin tani

Zoto: Sipas Kodit Penal, nëse një cështje është në hetim, nuk mund të shprehem

Dogjani: A keni pasur komunikim me ministrin e Brendshëm në mënyrë shoqërore për të futur brenda një pajisje të tillë? Po Gëzim Gjonin e ke marrë në telefon në mesantë?

Zoto: Asnjë komunikim për këtë cështje, Hapni dhe tabulatet me ministrin apo ndokën tjetër. Jo as më Gjonin nuk kam komunikuar. 

Dogjani: Punonjesi Gëzim Gjoni të thirret si dëshmitar.