​‘Ngrirja’ e Bashës e zgjedhjet
përplasje në kupolën e PD

​‘Ngrirja’ e Bashës e zgjedhjet<br />përplasje në kupolën e PD
TIRANE-Pas ngrirjes së funksioneve nga ana e kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe shpalljes së garës për zgjedhjet për kryetar në selinë blu kanë nisur edhe përplasjet.

Nga njëra anë dy nënkryetarët e Partisë Demokratike Edi Paloka dhe Edmond Spaho njoftuan hapjen e garës në Partinë Demokratike, pas delegimit të kompetencave nga ana e Bashës dhe nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani deklaron se me këtë procedurë është shkelur statuti i partisë. Ka pasur edhe nga ata që shprehen se në PD nuk ka për të pasur garë të drejtë.
 
Në një status në Facebook Arben Ristani shprehet se delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojnë në bazë të statutit Sekretarit të Përgjithshëm e këtu i referohet nenit 43 të statutit të PD, i cili parashikon se në rast dorëheqje të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partine.

Pas këtij qëndrimi ka ardhur edhe reagimi i dy nënkryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Në një deklaratë publike shpërndarë për mediat, edhe nënkryetarët i referohen nenit 43 pika 1 dhe 2 për kompetencat për shpalljen e garës.

"Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej nënkryetarëve zëvendëson kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar", thuhet në deklaratën e përbashkët Paloka-Spaho.

Në këtë deklaratë, u bëhet thirrje edhe çdo anëtari që të marrë pjesë në zgjedhje, të cilat do të mbahen më 22 korrik.

Deklarata e Spahos e Palokes: Gara e hapur dhe e ndershme
Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë të hapura dhe çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të kandidojë. Kjo garë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për reflektim, diskutim idesh dhe konkurencë vizionesh për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe demokracisë në vend. Mendimi ndryshe, debati dhe përplasja e ideve janë vlera themelore të Partisë Demokratike.
Por diskutimet duhet të zhvillohen në mënyrë reflektive, të qytetëruar dhe etike duke respektuar të drejtën dhe dinjitetin e gjithkujt, përmes frymës së bashkimit dhe gjithëpërfshirjes dhe jo përcarjes e përjashtimit. Ndryshimet në qëndrime dhe në mendime në Partinë Demokratike zgjidhen vetëm përmes konkurencës së kandidatëve dhe vendim-marrjes së anëtarëve.

Në lidhje me cdo pretendim, Statuti i Partisë Demokratike përcakton: Neni 43, piku I dhe 2
Nënkryetarët e Partisë: 1. PDSH ka dy Nënkryetarë të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të Nenit 37 të Statutit 2.
Në mungesë të zgjatur të Kryetarit dhe me autorizim te tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin.
Në mungesë të këtij autorizimi (dorëheqje, etj.) Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar. Neni 58 Afati i Zgjedhjeve: Të gjitha organet e Partisë duhet tu nënshtrohen zgjedhjeve të paktën çdo katër vjet.
Kryetari i Partisë Z. Lulzim Basha ka autorizuar publikisht delegimin e të gjithë vendim-marrjes organizative tek dy Nënkryetarët e PDSH dhe Sekretari i Përgjithshëm. Zgjedhjet e fundit per Kryetarin e Partisë janë zhvilluar në 22 korrik 2013.
Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve respekton këtë afat fundor për kryerjen e zgjedhjeve të rradhës me 22 korrik 2017. Gara dhe votimi për kryetarin e PDSH do të zhvillohen në mënyrë të hapur, të ndershme dhe të barabartë. Nga ky proces, Partia Demokratike do të dalë më e fortë dhe më demokratike për t'i paraprirë ndryshimeve të mëdha që ka nevojë vendi.
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…