​Manaj nuk bind Interin, pritet
huazimi në Bundesliga 2

​Manaj nuk bind Interin, pritet<br />huazimi në Bundesliga 2
Futbollisti shqiptar, Rei Manaj, duket se do të vazhdojë karrierën e tij larg zikaltërve, pasi nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit për ti dhënë një mundësi të dytë.

Tekniku Spalletti nuk e ka grumbulluar sulmuesin shqiptar, për fillimin e fazës përgatitore, sinjal ky që i jepet 20-vjeçarit, për të gjetur një skuadër tjetër.

Duke mos dashur ta largojnë përfundimisht sulmuesin shqiptar, drejtuesit e klubit, duan ta huazojnë Manajn, që të marrë eksperiencën e duhur për tu aktivizuar në Seria A.

Një nga ekipet që ka shfaqur interes për shqiptarin është Fortuna Dusseldorf, ekip që militon në Bundesligën 2, në Gjermani.

Media italiane raportojnë se drejtuesit e Fortuna Dusseldorf janë të gatshëm të negociojnë, duke ofruar edhe mbulimin e një pjese të rrogës vjetore të futbollistit lushnjar.

Tashmë pritet nëse oferta e klubit gjerman do të pranohet nga Manaj dhe drejtuesit e Interit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën