TIRANE-“Burgu duhet të jetë mjeti i fundit. Në ndryshimin e Kodit Penal, askush nuk mund të burgoset për pamundësi të shlyerjes së detyrimeve kontraktuale”. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një konferencë të përbashkët me
OSBE ku u diskutua mbi dënimet alternative.
Manjani garantoi se burgu do të jetë mjeti i fundit dhe ndëshkimet për disa vepra penale do të realizohen përmes dënimeve alternative që mund të jenë, bllokimi i pasaportës, hipoteka e shtëpisë, ushtrimi i detyrës publike janë forma dënimi që mud të aplikohen dhe jo direkt burg”.
Sipas Manjanit, janë mbi 6 mijë persona në burg ku vetëm 3200 ndodhen në paraburgim.
“Nuk mundet më që në konstatimet e para të luhet me nenin 27, dyshim i arsyeshëm, Ky nen është bërë si bukë me djathë”.
Sipas ministrit Manjani, futja në burg e personave që kanë kryer vepra të lehta penale i bën njerëzit kriminelë me zor.
“Një person futet në burg me 1 profesion e del me 3, ky dy të tjerat janë profesione krimi”.
I pranishëm në këtë konferencë ishte dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik
Llalla që u shpreh dakort me nismën e Manjanit mbi dënimet alternative.
“Ne jemi bashkuar nismës për dënimet alternative. Dënimin alternativ, e kemi kërkuar 30 % më shumë përgjatë 2016-ës në vitet e mëparshme. Kosto e një të burgosuri e shqetësim për shoqërinë”.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15