Pas trazirave të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë ka reaguar dhe Ambasada Amerikane Në shkup.

Ambasada Amerikane në Shkup, ka dënuar dhunën e sotme në Parlamentin e Maqedonisë, të përdorur ndaj deputetëve të shumicës dhe gazetarëve.

“Dënojmë fuqishëm dhunën në Parlament. Kjo nuk përputhet me demokracinë dhe nuk është mënyrë e pranueshme për zgjedhjen e ndryshimeve. Të gjitha partitë në mënyrë kritike t’i respektojnë proceset demokratike dhe ligjet dhe të përmbahen nga aksionet e dhunshme”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup.

Gjithashtu, Ambasada Amerikane, ka përshëndetur zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit dhe kanë shprehur gatishmëri për ta mbështetur atë. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com