​Masakra në Paris, 7 të arrestuar
Identifikohen 3 terroristët francezë

​Masakra në Paris, 7 të arrestuar<br />Identifikohen 3 terroristët francezë
Kanë nisur të zbulohen detaje mbi identitetin e terroristëve që kryen sulmet e së premtes në mbrëmje në Paris, ndërsa autoritetet kanë identifikuar tashmë 3 prej tyre.
 
I pari është një 29-vjeçar francez me origjinë algjeriane i dënuar 8 herë për krime të lehta, por asnjëherë i burgosur. Bëhet fjalë për Ismael Omar Mostefai, i lindur në 21 nëntor të 1985-ës në periferi të Parisit. Sipas gazetës franceze “Le Monde” Mostefai kishte qenë në Siri për disa muaj mes viteve 2013-2014 dhe ka gjurmë të kalimit të tij nga Turqia.
 
Po sipas gazetës, shërbimet inteligjente franceze e kishin Mostefain të skeduar si të dyshuar për radikalizëm. Identifikimi i tij u bë i mundur pasi hetuesit gjetën një gisht të prerë në skenën e teatrit Bataclan.
 
Ndërkaq autoritetet kanë mundur të identifikojnë 2 atentatorë të tjerë, edhe ata francez që banonin në Bruksel. Por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor. Ndërkaq policia franceze ka arrestuar 7 persona që kanë lidhje me Mostafin, mes tyre vëllanë dhe babanë e tij i cili u paraqit vetë në komisariat.
 
Ndërkohë hetimet lidhur me atentatorët pranë stadiumit, kanë si indice një pasaportë siriane të gjetur pranë trupit të një kamikazi, një dokument që megjithatë dyshohet të jetë i falsifikuar. Pasaporta mban emrin e një personi të lindur në 1990-ën, krejt i panjohur për shërbimet sekrete franceze, i cili rezulton të ketë mbërritur në 3 tetor në ishullin grek Lesbos ku është regjistruar si refugjat dhe këtë status dyshohet të ketë hyrë në Francë.
 
Sipas kryeprokurorit të Parisit, terroristët që kryen sulmet kanë vepruar në mënyrë të koordinuar, të ndarë në 3 grupe. Ndërsa automjetet e përdorura kanë qenë dy, një "Seat" i zi, dhe një "Volsvagen Polo" gjithashtu i zi. Ky i fundit është përdorur nga terroristët për të shkuar në teatrin Bataclan.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja