​Masë gjigante nën akullin e
Antarktidës, UFO apo portal?

​Masë gjigante nën akullin e<br />Antarktidës, UFO apo portal?
Është gjigant, pothuajse trefishi i asteroidit Chicxulub, i cili kontribuoi në zhdukjen e dinozaurëve. Në Polin e Jugut gjendet një përqendrim i jashtëzakonshëm mase, në mes të një krateri prej 300 miljesh, tashmë të mbuluar nga akulli. Përqendrimi i masës është zbuluar më 2006 nga një skuadër shkencëtarësh të Universitetit të Ohios, duke përdorur satelitin Grace të NASA-s.  Sateliti e zbuloi objektin pasi vuri re ndryshime gravitacionale, çka tregonte prezencën e një objekti gjigant brenda kraterit.

Objekti ka ngjallur shumë teori konspirative, ndër më ekstravagantet prej të cilave është ajo e ofruar nga SecurTeam10, një grup gjahtarësh të UFO-ve.  Sipas tyre, në lojë janë jashtëtokësorët.

Në videon e postuar nga Youtube, SecurTeam10 pretendon se bëhet fjalë për një bazë sekrete jashtëtokësorësh, e ndërtuar nga nazistët gjatë luftës.

Siç ndodh shpesh me përkrahësit e teorive, jepen prova që në pamje të parë nuk ekzistojnë. Në këtë rast, SecurTeam u referohet hyrjeve të objektit në formë ovale.

"Disa fakte kanë dalë në dritë vitet e fundit, hyrje të ndryshme të ndërtuara në anën e malit, me formë disku fluturues, dhe në lartësi shumë të madhe. Kjo sjell pyetjen se si mund të hyhet në këto hyrje pa diçka që fluturon e që ka të njëjtën formë si hyrja”, thuhet në videon e grupit.

Por SecurTeam10 ka edhe një teori tjetër, që anomalia misterioze mund të jetë portal për një botë tjetër.
Ata pretendojnë se misionet e panumërta të flotës amerikane në Antarktidë gjatë viteve ’40, si pjesë e

"Operation Highjump," ishin në fakt përpjekje për të lokalizuar portalin.
“Ndonëse arsyeja publike e operacionit ishte ndërtimi i bazës kërkimore “Little America”, ka shumë që besojnë se qëllimi i vërtetë ishte të gjente një hyrje drejt qendrës së kontinentit, që mund të çonte drejt një Toke të brendshme”.
d.i./Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'