​Matilda Makoçi elegante krah
Krastës, rrëfen sekrete të vogla

​Matilda Makoçi elegante krah<br />Krastës, rrëfen sekrete të vogla
Aktorja e njohur Matilda Makoçi u shfaq  mbrëmjen e kaluar në emisionin “E Diell”, në një intervistë me moderatorin Adi Krasta.
 
Aktorja 53 vjeç u shfaq tejet rrëzëllitëse, me një fustan vishnje, me shkëlqim, të kombinuar me këpucë të zeza me fare pak takë.

Moderatori Krasta e priti aktoren krahëhapur, dhe e shoqëroi të ulej në karrigen e studios. Ku dhe realizuan një intervistë.

Duke folur për gjimnazin, Makoçi rrëfeu se djemtë asokohe i këndonin një këngë: “O Matilda o Matilda / zemra për ty më rreh tik-tak / të dua përjetë”.
 
I pyetur nga Krasta, ish-bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Matilda Makoçi rrëfen se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të birin, Gregun, i cili beson tek e ëma sekretet më të mëdha.

[gallery]20936[/gallery] 
Pjesë nga intervista:

Krasta: Djemtë në atë kohë në gjimnaz…si me thënë, ke marrë ndonjë letër dashurie?

Matilda Makoçi: Kishin respekt, jo. Më kanë kënduar një këngë.
“O Matilda o Matilda / zemra për ty më rreh tik-tak / të dua përjetë”
Poezia është lloji më i mrekullueshëm letrar.

Krasta: Dua të të bëj edhe një pyetje të fundit, t’i je aktore dhe dhe mam.

Matilda Makoçi:Po jam dhe mama.

Krasta: Është i rritur, ke informacion për jetën e tij?

Matilda Makoçi: Natyrisht që m’i thotë të tëra, sa mundet mosha e tij të tregojë. Zgjedh se çfarë më thotë.

Krasta: Ne jemi plakur tashmë.

Matilda Makoci: Mosha bën të vetën, koha ikën…

Krasta: Si u ndjeve ti në këtë studio.

Matilda Makoçi:Tamam në një atmosferë poetike, janë edhe të rinjtë që do konkurrojnë.

Në fund Matilda Makoçi rrëmbeu skenën me recitimin e poezisë “Të huaj jemi” të Ismail Kadaresë, e shkruar në vitin e largët 1964.
 
Të huaj jemi
 
Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për t’u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.
 
Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.
 
Por, natën, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda
 
Një shteg që vetëm ti e di.
 
Futesh dhe si n’rrugica parqesh
Shëtit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
 
Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.
 
E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë.


Nuk është hera e parë që Matilda shfaqet në publik pas një periudhe të gjatë mungese.
 
Në tetor të 2016-ës, aktorja u rikthye në skenë për një ekspozitë të piktores Natasha Bega, ku recitoi disa poezi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT