​Mbledhja me dyer të mbyllura,
Paloka zbulon vendimet e PD

​Mbledhja me dyer të mbyllura,<br />Paloka zbulon vendimet e PD
Partia Demokratike zhvilloi sot një mbledhje të Kryesisë, ku ndër të tjera vendosi t’i drejtohet Kuvendit për reformën zgjedhore, duke kërkuar votim dhe numërim elektronik.

Një gjë e tillë është bërë e ditur dhe nga nënkryetari i PD, Edi Paloka, jashtë dyerve të selisë blu në fund të mbledhjes. Paloka tha se do të bëhet menjëherë kërkesa për ngritjen e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore.

“Menjëherë do të bëjmë kërkesën për ngritjen e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore. Një komision, i cili ndër të tjera do të ketë si pikë kryesore apo të rëndësishme votimin dhe numërimin elektronik”, tha Paloka.
Më tej, nënkryetari i PD, njëkohësisht dhe nënkryetar i Kuvendit, Paloka, foli për votën e emigrantëve. Ai tha se duke votuar nëpër ambasada apo nëpër zyrat e kontrolluara nga njerëzit e Ramës, do kemi thjesht tentativë për manipulim. 

“Duke votuar nëpër ambasada apo nëpër zyra që kontrollohen nga njerëzit e Ramës, atëherë këtu thjesht do të kemi një tentativë për manipulim dhe jo dhënie të të drejtës së votës për emigrantët”, shtoi ai.

Gjithashtu, Paloka ka zbuluar se në mbledhjen e Kryesisë me dyer të mbyllura është rënë dakord që të thirren disa prej ministrave dhe të kërkohet informacion lidhur me strukturën e re të qeverisë.

“Ramë dakord që të thirren disa prej ministrave dhe të kërkohet informacion lidhur me strukturën e re të qeverisë, e cila duket qartazi që nuk është një strukruë që është ngritur për të funksionuar mirë qeveria”, përfundoi nënkryetari i PD. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin