​Mbyllet panairi "Prishtina 2014"
kompanitë shprehen të kënaqura

​Mbyllet panairi "Prishtina 2014"<br />kompanitë shprehen të kënaqura
PRISHTINE- Është mbyllur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2014”, i cili këtë vit u mbajt në Qendrën e Panaireve, në fshatin Bërnicë. Përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse në panair, u shprehen të kënaqur me interesimin e qytetarëve për produktet e tyre dhe se kanë pasur leverdi mjaftë të mirë. Ndërsa, organizatorët e panairit, theksuan se po realizohet ëndrra që Kosova të mbështesë sektorin privat dhe ajo kryesorja internacionalizimi i ndërmarrësisë kosovare.

Xhevdet Hamiti nga Kompania ‘ENG House Company’, që merret me pajisje ngrohjes qendrore, ventilim dhe klimatizim thotë se janë shumë të kënaqur me panairin, me interesimin e njerëzve dhe shitjen e produkteve të tyre.

“Panairi ka qenë i suksesshëm, për kompaninë tonë si kompani kemi mendim pozitiv...interesim ka pasur për blerje, interesim ka pasur mjaftë, sa i përket anës sonë, ne jemi të kënaqur”, thotë Hamiti.

Edhe, Gazmend Kadriu pronar i kompanisë projektuese “Advanced Group of Architekture” (AGA), e cila edhe ka projektuar qendrën e panaireve, thotë se ai personalisht është shumë i kënaqur me interesimin dhe promovimin e produkteve të tyre.

Kadriu është shprehur i kënaqur edhe për faktin se ka qenë projektues i qendrës së panai reve, dhe është ndier mjaftë mirë pasi ka marr sugjerime dhe urime për projektin dhe se si kompanitë ashtu edhe qytetarët janë ndarë të kënaqur me qendrën e panaireve.

“Ka pasur edhe prej ekspozuesve por edhe prej qytetarëve mjaftë interesim për projektet e mundshme që ata kanë nevojë për objektet që ata kanë nevojë në të ardhmen të ndërtojnë, kështu që kemi disa kontakte, te them gjashtë apo shtatë biseda serioze, që mund të kemi dobi në biznesit tonë në të ardhmen”, tha Kadriu.

Në këtë panair kishte edhe kompani ndërkombëtare, si nga vendet e rajonit ashtu edhe nga ato të shteteve të BE-së.

Fabio Berti, përfaqësues i kompanisë, Gruppo Ivas nga Italia, pjesë e së cilës është edhe kompania kosovare ‘Eco Color’ që merret me termo-izolime, thotë se janë shumë të kënaqur me interesimin e qyteta rëve dhe shitjen e produkteve të tyre.

“Ka qenë një panair jo ndoshta shumë i madh, por ka qenë me sukses për neve, dhe besoj se edhe në të ardhmen do të marrim pjesë në këto panaire”, tha Berti.

Ndërkohë, në mbyllje të panairit, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se me kalimin e kohës po realizohen shumë ëndrra të atyre që e kanë parë Kosovën në mbështetje të sektorit privat, në mbështetje të sektorit prodhues, me mbi të gjitha me internacionalizim të ndërmarrësisë kosovare, bazuar në resurset e Kosovës.

“Për panairin në fjalë, çdo fjalë është e tepërt, nëse e meriton dikush të falënderohet, është produkti juaj, shërbimi jua dhe prania juaj. Ky panair ka dë shmuar se është panairi i Kosovës, prandaj e gëzofshi dhe me fat ju qoftë ky objekt tani e shumë vite”, tha Gëxhaliu.

Në përmbyllje të panairit Ndërkombëtarë ‘Prishtina 2014’, OEK-u ka shpërndarë edhe nga një mirënjohje për të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair. Panairi i sivjetmë u mbajt nga data 30 prill deri me 3 maj 2014, për herë të parë në Qendrën e Panaireve e ndërtuar enkas për këtë aktivitet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike