Edhe mediet serbe kanë raportuar për humbjen e parë të Shqipërisë në këto eliminatore, por ndryshe nga mediet e tjera në to ndihej një dozë e tepruar kënaqësie për disfatën tonë.

Portali serb ”Blic” shkruan se portugezët kanë meritën që shqiptarët të shijojnë humbjen e parë.

“Portugezët luftuan kundër shqiptarëve deri në minutën e 92-të, kur Veloso gjeti rrjetën duke bërë që Shqipëria të shijojë humbjen e parë”, shkruan Blic.

“Blic” më tej shkruan se të njëjtin rezultat Shqipëria ka marrë kundër Portugalisë.

Redaksia Online
(e.g/shqiptarja.com)