​Mediu:Kafen e piva me komshiun
jo me sekretarin e Ramës

​Mediu:Kafen e piva me komshiun<br />jo me sekretarin e Ramës
TIRANË-Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është parë sot në kafe me Sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin.

Portalet shkruan menjëherë se Mediu po ‘thur’ plane me PS duke devijuar nga rruga e partisë.

Shqiptarja.com në interes të këtij takimi, ka pyetur z Fatmir Mediu mbi këto deklarata dhe kreu i PR u shpreh se; “Engjëll Agaçin e kam komshi prej 15 vitesh. Dhe kafen sot e kemi pirë pranë pallatit ku dhe u takuam rastësisht”, tha Mediu duke hedhur poshtë ndonjë platformë të re bashkëpunimi të PR me PS.

“Se jemi të kundërt në bindje politike nuk do të thotë se nuk pimë kafe si miq”, tha kreu i PR duke buzëqeshur mbi lajmin që po bën jehonë në media.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën