Polemika në rrjetet sociale mbi veshjen e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump. Më 20 Janar cifti do të zyrtarizohet në Shtëpinë e Bardhë, por pa arritur mirë aty, kanë nisur kritikat, qoftë edhe për veshjen. Kështu në mbrëmjen e Vitit të Ri në Florida, Melania Trump ka zgjedhur një fustan të zi. Ajo është fotografuar për krahu me burrin e saj, Donald Trump, Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve.
Sapo ka vënë re këtë, Stefano Gabbana ka publikuar një fjali përshëndetëse në Instagram duke u shprehur; “Melania Trump me Dolce&Gabbana, faleminderit SHBA”, duke e shoqëruar postimin me disa zemra.
Por kjo nuk u ka pëlqyer fansave që i janë sulur me komente. Mbi 1 mijë komente ku nuk munguan dhe fyerjet edhe për vetë firmën, Dolce&Gabbana.
Ndërkaq mësohet se Melani e ka zgjedhur vetë fustanin pa ndërhyrjen e sitilistëve italianë. Ajo prej kohësh po përballet me kundërshtimin e stilistëve të mëdhenj që nuk pranojnë ta veshin si Zonjë të Parë.
(d.b/Shqiptarja.com)
