29 vjeçari që luan për Interin, mesfushori Ever Banega, ka arritur marrëveshje me klubin meksikan Tigres.
 
Mesfushori argjentinas erdhi ke Interi, një vit më parë nga skuadra e Sevillas.
 
Banega pati një sezon të mirë ke interi por nuk arrit të ishte titullar, në 33 ndeshje 29-vjeçari shënoi 6 gola dhe dha 8 asiste.
 
Raportimin për largimin e Banegas nga Interi e bën gazetari i ESPN, John Sutcliffe, që thotë se mesfushori tashmë është lojtar I Tigres.
 
Ever Banega u largua nga Boca Juniors në 2008, për tek Valencia dhe më pas ka luajtur për Atletico Madrid, Neëell Old Boys, Sevilla dhe duket se po e mbyll karrierën e tij në futbollin evropianduke shkuar për në Meksikë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com